Kandidati për deputet Isak Neziri takon biznesmenin Mentor Halimin: Premtohen investime të reja në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Mentor Halimin, një profesionist i shquar me përvojë mbi 26-vjeçare në një kompani globale.
Aktualisht, Halimi është përgjegjës për sektorin e vendimmarrjes dhe operacionet në Gjermaninë Jugore për kompaninë amerikane CWS International, e cila njihet për prodhimin e produkteve sanitare inovative.
Neziri theksoi se bashkëpunimi me këtë kompani ka vazhduar për 14 vite, duke sjellë rezultate konkrete në sektorin e produkteve sanitare. Ajo që e bën këtë takim veçanërisht të rëndësishëm është gatishmëria e Halimit për të realizuar investime serioze në Kosovë në të ardhmen.
“Mentori nuk e ka harruar kurrë vendlindjen dhe është gjithmonë i gatshëm të mbështesë çdo iniciativë tonën për një Kosovë që mundet më mirë,” u shpreh Isak Neziri.
Ky bashkëpunim i mundshëm pritet të sjellë mundësi të reja ekonomike dhe zhvillimore për vendin, duke shërbyer si një shembull i angazhimit të diasporës në ndihmë të Kosovës.