Adil Behramaj: Bashkim Smakaj është ish-ushtar i UÇK-së dhe një hero i heshtur i shtetit të Kosovës

Ish këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale. Ai thotë se një ditë pasi Hashim Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, menjëherë në Prishtinë filloi arrestimet Zyra e Prokurorit të Specializuar

“Ky është një persekutim klasik ndaj njerëzve që në formë direkte apo indirekte kanë lidhje me UÇK-në dhe krerët e saj në Hagë. Bashkim Smakaj është ish-ushtar i UÇK-së dhe një hero i heshtur i shtetit të Kosovës”, ka thënë Behramaj.

Sipas tij, sot, Prokuroria e Gjykatës Speciale është shndërruar në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale dhe jo të arrestuarit e saj në Hagë.

Rikujtojmë se sot janë arrestuar Isni Klilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë