Biznesmeni nga Drenica, Shahin Dervishaj premton të jetë donator i HANDIKOS nga viti 2025

Në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shahin Dervishaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vizituar Qendrën HANDIKOS, ku ka pasur mundësinë të takohet me persona të jashtëzakonshëm dhe të dëgjojë përvojat dhe sfidat e përditshme me të cilat ata përballen.

Biznesmeni i njohur nga Drenica, i cili jeton dhe vepron në Gjermani është shprehur se ka ndjerë një përmbushje shpirtërore të veçantë gjatë këtyre takimeve dhe është prekur nga fjalët e drejtorit të qendrës, Afrim Maliqi, i cili theksoi se “Jena lodh tu ballafaqu me të njëjtat sfida”.

Dervishaj ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për personat me aftësi të kufizuara dhe ka njoftuar se do të jetë donator i Qendrës HANDIKOS që nga viti 2025, duke besuar se së bashku do të arrijnë të zgjidhin shumë nga problemet me të cilat ata përballen.

“Faleminderit HANDIKOS për mikpritjen dhe për mësimin që çdo sfidë mund të tejkalohet me dashuri dhe përkrahje”, ka përfunduar Dervishaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë