Drenas: 34-vjeçari plagoset me armë zjarri në një objekt ndërtimi, dërgohet në QKUK

Mbajtja dhe përdorimi i armëve pa autorizim është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë, që jo rrallëherë ka përfunduar edhe me plagosje. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në Drenas, ku një person ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili përfundoi në QKUK, pasi dyshohet se aksidentalisht e qëlloi veten me armë .

Bazuar në informacionet e para, rasti dyshohet se ka ndodhur në një objekt ndërtimi në rrugën “Besim Mala” në Drenas.

Nga aty, viktima është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i është nënshtruar intervenimeve dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme, por që arma e përdorur akoma nuk është sekuestruar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë