Betim Gjoshi në Aargau të Zvicrës: Me fitoren e PDK-së, fiton Kosova dhe diaspora

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka marrë pjesë sot në një tubim të partisë së tij në Aargau të Zvicrës.

Para simpatizantëve dhe mbështetësve të PDK-së, Gjoshi theksoi rëndësinë e fitores së Bedri Hamzës, duke deklaruar se kjo fitore do të sjellë përfitime për Kosovën dhe diasporën shqiptare, transmeton portali DrenicaOnline.

Ai i ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen sa më parë për të ushtruar të drejtën e votës dhe ka shprehur falënderimet e tij për të gjithë të pranishmit, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre. Në tubim morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të PDK-së nga qendra.

“Faleminderit Aargau 💙🤍
Faleminderit Zvicër 🇨🇭”, përfundoi Gjoshi në mesazhin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë