Djali i Jakup Krasniqit, me vajzën e vogël në Hagë, nderojnë historinë dhe sakrificën e UÇK-së

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ndarë një mesazh emocional në lidhje me vizitën e tij të fundit në Hagë, ku po qëndron së bashku me gruan dhe vajzën e tij, Toskën.

Ai e ka cilësuar këtë udhëtim më shumë sesa simbolik, duke e konsideruar si një akt përqafimi të historisë, krenarisë dhe sakrificës. Vizita e tij përkon me Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari.

“Këto momente përfaqësojnë frymën e lirisë që ne si popull kemi gëzuar përmes sakrificave të mëdha”, ka deklaruar Altini, duke theksuar rëndësinë e nderimit të sakrificave të çlirimtarëve shqiptarë.

Për të, këto takime në Hagë nuk janë thjesht familjare, por edhe një mënyrë për të kujtuar dhe respektuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e popullit shqiptar. “Liria jonë dhe ajo e vajzës time është e rrënjosur në emrin e çdo çlirimtari, të gjallë apo të rënë, mban emrin më të çmuar, atë të UÇK-së”, ka përfunduar Altini.

Kjo vizitë simbolike dhe mesazhi i tij janë një kujtesë për trashëgiminë e pasur historike dhe sakrificat që sollën lirinë e Kosovës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë