Ferat Shala për vdekjen e Shaban Bujupit: Pak iu duk pushka e vet, ai në luftë e mori edhe të birin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se kujtimi për bashkëluftëtarin e tij, Shaban Bujupi nga Arllati i cili humbi jetën Ditën e Flamurit, do të jetoi përjetë në zemrat tona.
Shala ka thënë se Shaban Bujupit pak iu duk pushka e vet; ai shumë shpejt në luftë e mori edhe të birin si dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së ngushtë por edhe të gjerë Bujupi, transmeton portali DrenicaOnline.
Postimi i plotë i Shalës:
Lamtumirë bashkëluftëtari dhe miku im, Shaban Bujupi.
Sot u shua një zemër që rrahu me guxim për lirinë e Kosovës, një bashkëluftëtar që çdo hap e bëri për atdheun dhe çdo frymëmarrje ia fali idealit tonë të shenjtë.
Shaban Bujupit pak iu duk pushka e vet; ai shumë shpejt në luftë e mori edhe të birin si dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së ngushtë por edhe të gjerë Bujupi.
Kujtimi i tij do të jetojë përjetë në zemrat tona, si simbol i sakrificës dhe guximit. Lavdi jetës dhe veprës së tij!