Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria ende pa aktakuzë
Sot është bërë një vit që nga vrasja makabre e Liridona Ademajt në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.
Ndonëse ka kaluar një vit prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë se hetimet janë në vazhdim e sipër, pa pranuar jepnin informacione të tjera.
Atë natë, 30-vjeçarja ndodhej në veturë me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj.
Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit.
Ata ishin arrestuar ditën kur ishte varrosur Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit
Më 24 tetor, Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar atyre paraburgimin edhe për dy muaj.