Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmëy⁶ në Prishtinë, pas një konflikti midis dy grupeve.

Rasti ka ndodh në rrugën “Hilë Mosi”, ndërsa Policia ka arrestuar edhe disa persona, derisa të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore të cilat  kanë  rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.

“Të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF,  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që është identifikuar edhe një veturë e dyshuar, e njëjta është ndaluar dhe kontrolluar nga policia.

Aktualisht po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Sinjali/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë