Vetëplagosje në Drenas, sekuestrohet një pistoletë në vendngjarje
Mbrëmë rreth orës 21:00, një qytetar ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një vetëplagosjeje të dyshuar me armë zjarri në këmbë, transmeton DrenicaOnline.
Ngjarja ka ndodhur në Drenas në rrethana ende të paqarta dhe në vendin e ngjarjes, brenda një veture, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim dhe sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa rasti po trajtohet si përdorim dhe armëmbajtje pa leje.