Themelohet nëndega e PDK-së në Mannheim, Sami Muqaj emërohet kryetar
Procesi i forcimit të Partisë Demokratike të Kosovës në Diasporë po vijon me sukses. Mbrëmë, më 23 nëntor 2024, në Mannheim, Baden-Württemberg të Gjermanisë, u mbajt kuvendi zgjedhor i nëndegës së re.
Kuvendi zgjodhi kryesinë e nëndegës, ku Sami Muqaj u emërua kryetar, ndërsa Lavdim Salihaj dhe Blerim Shabani u zgjodhën nënkryetarë.
Tubimi shënoi gjithashtu një pjesëmarrje masive në regjistrimin për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke dëshmuar përkushtimin e diasporës për fitoren e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
#PDK #Diaspora #KosovaMundetMaMire #BedriHamza