Labinot Halilaj: Epopeja e UÇK-së, ndër ditët me historike të popullit shqiptar

Të hënën për nder të “Epopesë së UÇK-SË”, është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Mbledhjen e ka hapur kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj
Fjalimi i tij i plotë:
I nderuar Kryetar, të nderuar asamblesit, familje te dëshmorëve, familje te martirëve, invalid dhe veteran të UCK-së, të nderuar pjesëmarrës, qytetar të nderuar.
Sot e 20 vite me parë, e gjithë bota e pa fytyrën e vërtet te kasapit te Ballkanit Millosheviqit, ku forcat e tij policore dhe ushtarake të armatosura me artileritë me të rënda sulmuan në Prekaz, ne mënyrën ma barbare komandantin e UÇK-se Adem Jasharin si dhe familjen Jashari.
Ky sulm gjakatar i cili duke mos kursyer të moshuarit, të rinj e te reja, gra e fëmijë tregojë qëllimet e asaj kohe që kishte shteti serb nder shekuj, shfarosjen e popullatës shqiptare qe jetonte në Kosovë.
Te bindur qe me vrasjen e komandantit te UÇK-së dhe masakrimit te familjes së tij, rezistenca e armatosur e shqiptarëve kundër okupatorit do te thyhej një herë e përgjithmonë. Mirëpo planet e kasapit te Ballkanit nuk shkuan siç duhet, ngase sot e 20 vite me pare e gjithë bota e pa edhe një fytyrë tjetër, një fytyrë e cila deri ne atë kohë as nuk ishte e dëgjuar ne historinë e njerëzimit, një fytyrë e cila ju tregoj të gjithëve se si luftohet dhe vdiset për atdhe.
Kjo rënie heroike e Komandantit legjendar te UÇK-së, Adem Jashari, dhe 56 anëtarët nuk i theu shqiptarët e as UÇK-në, por përkundrazi ishte kjo e cila e ngriti moralin dhe beri qe UÇK-ja te ngritët dhe te behet ushtria guerile me e suksesshme ne botë, e cila ne Qershor te vitit 1999 bashkë me aleatet e saj ShBA-të dhe NATO-në të e dërgoj ne vend amanetin e legjendarit dhe sollën lirinë e vendit tonë.
Të nderuar, Epopeja e UÇK-së e cila manifestohet tradicionalisht me 5,6,7 Mars është njëra nder ditët me historike të popullit shqiptar e cila në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe Pavarësinë e vendit dhe popullit tonë, nuk na benë të ndjehemi vetëm krenar për këtë pjesë të historisë së lavdishme, por edhe të përgjegjshëm ne ndërtimin dhe integrimin e vendit tonë.