Berisha tallet keq me ministrin e Bujqësisë: Respekt për pecat e Kosovës

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është tallur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili po kritikohet shumë për grantet që i ka dhënë ministria e tij për njerëzit e pushtetit.

Duke ironizuar me mbiemrin e ministrit në fjalë, ai ka vlerësuar se lloji i tillë i njerëzve kanë tentuar të marrin pjesë edhe në luftë.

Berisha ka përmendur arsyen pse të tillët nuk kanë marrë pjesë në luftë çlirimtare.

“Dy fjalë për komunitetin e Pecave! Janë komunitet shumicë? Të organizuar? Kanë marrë  pjesë në të gjitha etapat e shtetndërtimit ! Kanë dashur të marrin pjesë edhe në luftën çlirimtare, por si ka lejuar hendikepi pec! Respekt për pecat e Kosovës”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë