Zv/ministri nga Drenasi mbron ministrin Peci: “Fushatat kundër tij dëshmojnë suksesin e tij”

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka reaguar ndaj sulmeve që po i drejtohen ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. Në një deklaratë publike, Gashani, i cili vjen nga Drenasi, ka theksuar se sulmet e organizuara ndaj Pecit janë tregues i punës së tij të suksesshme për Kosovën, transmeton DrenicaOnline.

“Kur ndaj tij fillojnë e rifillojnë fushatat e orkestruara të sulmeve e stigmatizimeve nga koalicioni PLAS dhe mercenarët mediatikë, ne sigurohemi edhe një herë se Fatoni ka kryer e po kryen punë të mëdha për Kosovën”, tha Gashani, duke i dhënë mbështetje të fortë kolegut të tij.

Ai u shpreh i bindur se këto sulme nuk do të ndalin përpjekjet e Pecit për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe progresin e Kosovës.

Gashani përfundoi mesazhin me fjalën: “Vazhdojmë!”, duke theksuar vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë dhe për të vazhduar përpara me reformat e rëndësishme.

Ky reagim vjen në një kohë kur debati publik për sektorin e bujqësisë është intensifikuar dhe ministri Peci po përballet me kritika të shumta për dhënie të granteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë