Sami Lushtaku prezanton Valon Halitin si kandidat për deputet: Zëri që i duhet Skenderajt!

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka prezantuar Valon Halitin, drejtorin e Inspektoratit komunal, si kandidatin më të ri për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Haliti, i njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, është vlerësuar nga Lushtaku si përfaqësues i denjë i të rinjve, me energji dhe vizion për të ardhmen e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

“Valoni është zëri që i duhet Skenderajt në Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Lushtaku, duke shprehur besimin se ai do të përfaqësojë me dinjitet qytetarët e Skenderajt dhe më gjerë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë