Pacolli për Pecin: Dikur mbante bluzën me emrin e firmës time dhe vinte tek shtëpia ime – sot më quan vrasës

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj Faton Pecit, ministrit të Bujqësisë.

“Dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës”, ka shkruar Pacolli.

Ky reagim i Pacollit erdhi pasi Peci ka bërë një akuzë të rëndë ndaj tij.

“Prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër”, ka shkruar Peci në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

E kuptoni tani korrektësinë dhe sinqeritetin ose kontraverzitetin e këtyre “ministrave”?

Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës.

Si mund të kuptohet kjo punë?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë