PDK fuqizon mbështetjen në diasporë: Mobilizim i madh në Bielefeld të Gjermanisë

Në Bielefeld të Gjermanisë (NRW), Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses në mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Gjatë një tubimi entuziast, ku u theksua rëndësia e mbështetjes për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, u mbajt edhe Kuvendi Zgjedhor i nëndegës.

Në këtë kuvend u zgjodhën organet drejtuese, ndërsa kryetar i nëndegës u emërua Enver Pajaziti. Strukturat e reja konfirmuan përkushtimin dhe energjinë për të garantuar fitoren e PDK-së dhe liderit të saj në zgjedhjet që po afrohen.

Mobilizimi i fuqishëm në diasporë, veçanërisht në NRW, është një sinjal i qartë i angazhimit të mërgatës për të vulosur fitoren e PDK-së.

#PDK #Mërgata #Fitorja2024

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë