Vetëvendosje me aktivitet në Drenas, diskutojnë për të arriturat e Qeverisë Kurti
Vetëvendosje me aktivitet në Drenas, diskutojnë për të arriturat e Qeverisë Kurti
Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenas, Egzona Tërdevci, së bashku me deputetin Enver Dugolli dhe sekretarin Nëntor Zeka, zhvilluan një takim me anëtarët dhe aktivistët e pikës Drenasi II. Diskutimet u fokusuan në arritjet e Qeverisë Kurti dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme qendrore.
“Energjia dhe vullneti i strukturave dhe aktivistëve është i jashtëzakonshëm, prandaj edhe fitorja do të jetë e tillë,” u theksua në njoftimin e Lëvizjes.
Sipas Vetëvendosjes, Drenasi pritet të luajë një rol kyç në suksesin e partisë në zgjedhjet e ardhshme.