Eliot Bujupi, krenaria nga Drenasi, feston fitoren ndaj Spanjës me plis dhe shqiponjë

Djaloshi nga Arllati i Drenasit, Eliot Bujupi, i dha një tjetër dimension festës pas fitores ndaj Spanjës, duke mbajtur plis në kokë dhe bërë shqiponjën, simbol të krenarisë kombëtare.

Axha i tij, Shaqë Bujupi, kishte udhëtuar deri në Prizren për t’i blerë plisin nipit, pasi Elioti kishte kërkuar të festonte me simbole tradicionale, duke nderuar kështu rrënjët dhe identitetin e tij, transmeton DrenicaOnline.

Lojtari i Stuttgartit, që tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës, po i bën krenarë të gjithë me angazhimin dhe suksesin e tij.

Eliot, urime dhe suksese të tjera!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë