Qeveri për dosta/ Peci ja ndan edhe 100 mijë euro këshilltarit të tij, Naim Huruglicës

Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci, ka vendosur që ta shpërblej këshilltarin e jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.

Përmes dokumenteve të siguruara nga Periskopi, del që kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh.

Kjo nuk është hera e parë që Peci bën favorizime të tilla.

Kujtojmë se Periskopi javë më parë raporti se edhe bashkëpartiaku i Pecit Bahtijar Berisha, kishte fituar grant 50 mijë eurosh.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, u ‘zbulua’ edhe granti 100 mijë eurosh që kishte marrë vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacollit.

Vlen të theksojmë se kompania e Huruglicës   “Iron Consulting”, vitin e kaluar kishte përfituar 10 mijë euro kompensim për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore./Periskopi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë