Mulla Osman Musliu: Ndarja nga vëllai Limani, dhimbje e madhe dhe krenari kombëtare, i falenderon të gjithë ata që e ngushëlluan
Mulla Osman Musliu ka falënderuar të gjithë ata që iu bashkuan dhimbjes së familjes së tij pas ndarjes nga jeta të vëllait, Limanit.
Në një mesazh të ndjerë, Musliu shprehu mirënjohje për Familjen Jashari, institucionet e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit politikë, shoqatat e dala nga lufta, institucionet fetare dhe të gjithë bashkëluftëtarët, veçanërisht Brigadën 111 “Tigrat e Zi”.
“Vizitat e mijëra shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare, përveç ndarjes së dhimbjes, ishin edhe krenari,” deklaroi ai, duke falënderuar të gjithë për mesazhet, vizitat dhe përkrahjen e dhënë në këto momente të vështira. Në përfundim, ai shprehu lutjen që Zoti t’i bashkojë në xhenet me Limanin.