Ferat Shala: Çmimet e konsumit kanë shënuar sërish rritje, qeveria nuk ka plan, as dije e as vullnet për zhvillimin ekonomik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se çmimet e konsumit kanë shënuar sërish rritje, transmeton DrenicaOnline.

“Sipas Agjencisë së Statistikave, për muajin Tetor, krahasuar me muajin Shtator të këtij viti, çmimet e perimeve janë rritur për 4,7% e për qumështin, djathin dhe vezët për 1,3 %”, ka thënë Shala.

E derisa jeta shtrenjtohet, investimet kapitale – që nxisin zhvillim kanë stagnuar tash e 4 vjet.

Kjo qeveri, sipas deputetit Shala as nuk ka plan, as dije dhe as vullnet për zhvillim ekonomik./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë