Kandidati për deputet Valon Haliti fton qytetarët në tubimin parazgjedhor të PDK-së në Skenderaj
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Haliti, ka ftuar qytetarët e Skenderajt dhe më gjerë që të marrin pjesë masivisht në tubimin parazgjedhor të partisë, i cili do të mbahet sot, më 15 Nëntor 2024, në palestrën e qytetit “Ilaz Kodra”.
Tubimi do të fillojë në ora 17:00, ku pritet të shpaloset programi qeverisës i PDK-së për katër vitet e ardhshme nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, transmeton portali DrenicaOnline.
Haliti apeloi për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi për të diskutuar vizionin dhe prioritetet që PDK synon të realizojë në qeverisjen e saj të ardhshme.
#BedriHamzaKryeminister #MaMirë