Ky është 34 vjeçari që u arrestua nën dyshimet se theri me thikë një person dhe lëndoi një tjetër në Klinë

Dy persona janë lënduar mbrëmë në Klinë, njëri prej tyre me thikë, pas një mosmarrëveshje që kishin me të dyshuarin për një shumë të parave që lidhej me punën që kanë kryer, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuar për rastin është Egzon Haziraj, rreth 34-vjeçar.

Ky i fundit dyshohet se e theri me thikë një person mbrëmë në Klinë, si pasojë e të cilës, viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

I lënduar ka mbetur edhe një person tjetër, por pak më lehtë.

Rastin e ka konfimruar edhe Policia, e cila ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar, njërin prej tyre me mjet të mprehtë-thikë”.

Rasti me vendim të prokurorit është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, derisa thika është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë