Vdes një 21-vjeçar në aksident trafiku, policia jep detaje
Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të rënda, ka humbur jetën një 21-vjeçar.
Lidhur me rastin ështe njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranauar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën.
Lidhur me rastin ështe njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.