Aksident i rëndë trafiku në rrugën Drenas-Komoran
Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në fshatin Poklek i Ri.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen vetura të shkatërruara në mes të rrugës.
Policia ka qenë e pranishme me disa patrulla në vendin e aksidentit, duke menaxhuar situatën dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.
Aktualisht, nuk ka ende informacione për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë por DrenicaOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të detajeve të tjera./DrenicaOnline/