Një person i del përpara trenit të linjës Pejë-Prishtinë, policia jep detaje

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 12:35 në fshatin Zahaq të Pejës. Një burrë dyshohet se i ka dalur përpara trenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se makinisti (shoferi i trenit) ka arritur ta ndalojë duke shpëtuar pa asnjë pasojë.

“Persona të lënduar nuk ka, njësitet kompentente kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë