Behgjet Pacolli: Drejtësia për Thaçin dhe bashkëkombësit e tij do të vijë së shpejti
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar duke theksuar se për katër vite, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerë bashkëkombës të tij po mbahen në mënyrë të padrejtë, transmeton portali DrenicaOnline.
Pacolli theksoi se deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë që mund të përdoret kundër Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë.
“Drejtësia mund të marrë kohë, por ajo vjen gjithmonë, në këtë rast shumë shpejt!” u shpreh Pacolli, duke shprehur bindjen se kjo çështje do të marrë fund së shpejti dhe se drejtësia do të triumfojë./DrenicaOnline/