Sejdi Hoxha kërkon drejtësi për çlirimtarët: “Në çdo sekond jeni në zemrat tona”

Sejdi Hoxha, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shprehur mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së të cilët po mbahen larg vendit tashmë katër vite, transmeton DrenicaOnline.

Përmes një postimi emocional, Hoxha tha: “Kanë kaluar katër vite që mbaheni larg, por çdo sekondë jeni në mendjet dhe zemrat tona. Sakrifica juaj për lirinë është dritë që s’venitet dhe frymëzim i përhershëm për ne të gjithë. Presim me zemër plot ditën kur drejtësia të triumfojë dhe ju të riktheheni aty ku e keni vendin të lirë, mes popullit tuaj.”

Ky mesazh është pjesë e fushatës së vazhdueshme për drejtësi për çlirimtarët, të cilët gëzojnë respekt të madh në vend për kontributin e tyre në luftën për liri. Hoxha bashkëngjiti hashtagun

#DrejtësiPërÇlirimtarët, duke bërë thirrje për solidaritet dhe për drejtësi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë