Aksident mes trenit dhe veturës në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në fshatin Pavlan të Pejës, mes një treni dhe një veture.
Si pasojë e kësaj, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe tashmë janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes të një treni dhe një veture në fshatin Pavlan. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, ka potencuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.