Antidroga ndalon veturën në dalje të autostradës, konfiskon mbi 9 kg drogë- pamje nga vendi i ngjarjes ku u prangosen dy persona

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin me Narkotik, më 01.11.2024 në ora 19:00, në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, kanë ndaluar për kontroll një veturë.

Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur rreth 9 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Kurse gjatë kontrollit të dy personave që kanë qenë në veturë, janë gjetur dhe rreth 0.5 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe te personi tjetër rreth 94 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë.

Për rasti është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar dy lokacione. Gjatë kontrollit në njërin lokacion janë gjetur 16 gr lëndë narkotikë, dyshohet të jetë kokainë. Kurse, në lokacionin tjetër janë gjetur 418 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë.

Në tërësi, gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar 9 kg e 512 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe 16.5 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë. E tërë lënda narkotike e konfiskuar, mendohet se ka vlerë tregu rreth 15 mijë euro. Po ashtu, janë konfiskuar edhe një veturë dhe një telefon.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit:  R.H., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Z., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë