Patriot Krasniqi: Me qeverinë e re të udhëhequr nga PDK dhe Hamza mbështetja për secilin sektor në Kosovë nuk do të mungojë
Kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi ka njoftuar se ka pasur një ditë të ngjeshur me takime të shumta në Prizren.
Ai ka shkruar në Facebook që së bashku me Ragip Xhakën zhvilluan disa takime përmbajtësore me afaristë të suksesshëm në Prizren.
Postimi i plotë:
Ditë e ngjeshur me takime të shumta në kryeqytetin historik në Prizren
Së bashku me mikun tim dhe bashkëpartiakun, Ragip Xhaka zhvilluan disa takime përmbajtësore me afaristë të suksesshëm në Prizren.
Biseda të frytshme me njerëz që kanë dhënë shumë për ekonominë e vendit dhe mirëqënien e mijëra familjeve në Kosovë.
Dëgjuam nga afër shqetësimet dhe sfidat që përballën dhe u zotuam se me qeverinë e re të udhëhequr nga PDK dhe z. Hamza mbështetja për secilin sektor në Kosovë nuk do të mungojë.
PK