ATC Petrol zgjeron rrjetin me pikën e re në Fushë Kosovë
Pas suksesit të pikës së saj të parë në Drenas, ATC Petrol e Sokol Gashanit ka inauguruar zyrtarisht pikën e dytë në Fushë Kosovë. Pika e re është pjesë e zgjerimit të rrjetit të ATC Petrol, që vepron nën korporatën Al Trade, për t’u ofruar klientëve shërbim 24 orë me derivate cilësore dhe një përvojë të avancuar të furnizimit, transmeton DrenicaOnline.
ATC Petrol në Fushë Kosovë është ndërtuar me standarde të larta dhe është projektuar për të përmbushur kërkesat e klientëve më kërkues, duke garantuar cilësi të lartë dhe korrektësi në çdo aspekt të shërbimit. Klientët mund të gjejnë gjithçka që u nevojitet për automjetet e tyre, nga vajrat më të përparuar për motorë deri te pajisjet shtesë që lehtësojnë çdo udhëtim.
Lokacionet e ATC Petrol:
– ATC Petrol 1 në Drenas, Rr. e Jasharajve p.n.
– ATC Petrol 2 në Fushë Kosovë, Rr. Uglarit.
ATC Petrol synon të bëhet një emër i besuar për çdo udhëtar në rajon, duke garantuar cilësi dhe shërbim të pandërprerë.