Ferat Shala në Suharekë: “E kaluara dhe e ardhmja jonë janë të përbashkëta”
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, vazhdoi takimet e tij në qytetet e Kosovës, ku mbrëmë vizitoi fshatin Gelancë të Suharekës, transmeton DrenicaOnline.
I shoqëruar nga Enver Hoxhaj, Ramë Vataj dhe shumë bashkëluftëtarë e bashkëpartiakë, Shala qëndroi mysafir në odën e Ajet Zmajlaj.
Në këtë takim, ai theksoi lidhjen e fortë mes të kaluarës dhe së ardhmes së përbashkët për të gjithë ata që ndajnë idealet dhe qëllimet për Kosovën./DrenicaOnline/
.
.