Përmirësohet gjendja shëndetësore e Isa Xhemajlajt, ka një falënderim për stafin mjekësor

Ish komandanti i UÇK-së dhe ish politikani i njohur nga Drenasi, Isa Xhamajlaj ka kryer me sukses një operacion të pa planifikuar.

Ai ka falënderuar publikisht stafin shumë profesional mjekësor të Kardiologjisë e në veçanti mjekun shumë punëtor Gani Bajraktarin.

Njoftimi nga Isa Xhemajlaj:

Te dashur familjar, miq e shokë
Pas një shqetësimi shëndetësor, për siguri të shëndetit tim kam qendruar në Spital.
Dje kam bërë koronografinë dhe falë zotit gjendja e arterieve doli pa probleme të mëdha.
Me këtë rast dua ta falendëroj familjen, shokët dhe kolegët që më qëndruan afër keto ditë, dua ta falënderoj stafin shumë profesional mjeksor të Kardiolgjisë e në veqanti mjekun shumë punëtorë e i palodhur Prof. Dr. Gani Bajraktari .
Faleminderit të gjithëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë