Ara e kanabisit në Caravikë, arrestohet edhe një i kërkuar
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Pejës ka arritur ta kapë edhe personin e tretë që ishte në arrati lidhur me arat e kanabisit në Klinë.
Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për Selim Gashin, i cili po kërkohej bashkë me Gëzim dhe Faik Gashin për kultivim të kanabisit. Këta dy të fundit u kapën përgjatë ditës së djeshme në Pejë.
Sipas këtyre burimeve, Selim Gashi ka rënë në pranga paraditen e së enjtes.
Insajderi publikoi dje ekskluzivisht pamje nga momenti i arrestimit në Pejë.
Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për operacionin e Policisë dhe Prokurorisë në Pejë në fshatin Perqevë të Klinës, ku është zbuluar një zonë me 965 bimë kanabisi.
Hetimet u udhëhoqën nga prokurori Ersan Qavolli. /Insajderi.org/