Policia e Kosovës kapë kokainë në vlerë rreth dhjetëmijë euro
Policia e Kosovës respektivisht sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotik DHTN, pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore me datë 29.10.2024 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan konkretisht në Graqanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro).
Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar :
1. 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
2. Një veturë,
3. Para kesh 200 euro dhe
4. Një telefon celular
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.