Hamza në Gjilan: 9 shkurti, rruga e vetme për realizimin e ëndrrës së përbashkët për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka qëndruar mbrëmë në Gjilan, ku ka takuar qytetarë dhe mbështetës të shumtë.

Hamza, në një postim në Facebook, është shprehur se në këtë tubim dominoi fryma pozitive dhe entuziazmi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por rruga e vetme për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët për vendin tonë”, ka shkruar Hamza duke shtuar.

“Kësaj ëndrre do t’i japim jetë me punë të pandalshme për të mirën e fëmijëve, grave e burrave, të rinjve e të moshuarve. Për të mirën e Kosovës!”, ka përfunduar kandidati i PDK-së për Kryeministër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë