I riu nga Drenasi plaçkitet rrugës për në Kosovë, rasti ndodhi 15 km pa hyrë në Merdare

Një person nga Drenasi, identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë tonë, ka përjetuar një sulm të rëndë sonte rreth orës 22:00 në territorin e Serbisë, vetëm 15 kilometra larg pikës kufitare të Merdares, ndërsa ishte duke ardhur drejt Kosovës. Gjatë rrugëtimit të tij nga Austria, i riu u ndalua papritur nga tre persona të maskuar, transmeton DrenicaOnline.

Skena tronditëse ndodhi në mes të rrugës, ku sulmuesit e detyruan të dorëzojë paratë dhe sendet me vlerë. Ata gjithashtu i thyen xhamat e veturës, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një përvojë traumatike.

Pasi arriti në Kosovë, ai raportoi ngjarjen në policinë kosovare, duke dhënë detaje për incidentin. Aktualisht, ende nuk ka informacione se si do të veprojnë autoritetet në lidhje me këtë rast të rëndë të ndodhur në territorin serb. /DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë