E akuzuan se ka terminal doganor, Sami Lushtaku ngre padi për shpifje ndaj VV-së

Avokatja e Sami Lushtakut, Besjana Ismajli ka njoftuar se ka ngritur padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pasi klienti i saj është akuzuar se ka terminal doganor.

“Lëvizja Vetëvendosje po shpifë duke deklaruar se kinse Sami Lushtaku ka terminal të vetin doganor. Ne kemi kërkuar demantimin e kësaj deklarate, ata s’kanë kthyer përgjigje akoma, prandaj kemi vendosur ta padisim këtë pari për shpifje”, ka thënë Ismjali, transmeton IndeksOnline.

Sipas padisë, kërkohet kompensim për demin duke pas parasysh reputacionin që ka Lushtaku.

“Pra me këtë deklaratë është tentuar të degradohet emri i tij”, ka thënë Ismajli duke kërkuar kompensim në bazë të ekspertizës, vlera e së cilës është e pa përcaktuar. Ajo tha se padia ka të bëjë me deklaratën e VV-së rreth terminalit 37 milionësh./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë