Aksident i trefishtë në rrugën Lezhë-Milot, një i vdekur
Një aksident i rëndë është raportuar në rrugën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur si “kryqëzimi i treshit”, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Tri automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre është rrokullisur, kurse makina tjetër ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë, raporton TCH.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar.
Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje”, njofton policia.