Therja që la të vdekur një person në Prishtinë, zëdhënësi i policisë jep informacione për rastin e rëndë
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar një rast tragjik në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.
Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 20:30 në rrugën “Tirana,” ku një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve përfundoi me vdekjen e njërit prej tyre.
Sipas Hoxhës, ekipet shëndetësore kanë konstatuar vdekjen në vendngjarje.
Policia po heton për të sqaruar motivet dhe rrethanat e këtij rasti të rëndë, duke angazhuar njësitet kompetente për hetime të thelluara.