Lladrovci paralajmëron ortek nga 2 nëntori, thotë janë gati për fitoren e madhe të PDK-së
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thenë se më 2 nëntor, fillon orteku i fitores, fillon energjia pozitive të bëhet vepër për jetë dinjitoze në Kosovën tonë.
“Të gjitha i presim nga Bedri Hamza dhe platforma e tij politike, i presim nga PDK-ja, nga kreatorët dhe kontribuesit e shtetit e shtetësisë, nga atdhetarët që e duan Kosovën pa kushte, sepse, ne jemi dje UÇK, sot PDK, nesër pjesë e NATO-s dhe vlerave euro-atlantike”, ka thënë Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Ne jemi gati, jemi gati për fitore, për fitore të Partisë Demokratike të Kosovës, me Bedri Hamzën kryeministër.
Jemi gati për fitore sepse duam ndryshim të kursit aktual të shtetit, me drejtim që Kosovën e afrojnë me aleatët tanë, me investime kapitale dhe zhvillim të arsimit, shëndetësisë dhe të mirave tjera që meritojnë qytetarët tanë.
Të gjitha i presim nga Bedri Hamza dhe platforma e tij politike, i presim nga PDK-ja, nga kreatorët dhe kontribuesit e shtetit e shtetësisë, nga atdhetarët që e duan Kosovën pa kushte, sepse, ne jemi dje UÇK, sot PDK, nesër pjesë e NATO-s dhe vlerave euro-atlantike.
Më 2 Nëntor, fillon orteku i fitores, fillon energjia pozitive të bëhet vepër për jetë dinjitoze në Kosovën tonë.
Ne dimë t’i dalim zot interesit qytetar!
Kosova është jeta jonë dhe na duhet fitorja, për të tashmen dhe të ardhmen tonë!
Gati për fitoren me kryeministër Bedri Hamzën!