KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Drenasit
KEDS ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të komunës së Drenasit. Ndërprerja vjen për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik nga dalja Llapushniku, transmeton DrenicaOnline.
Banorët e këtyre zonave do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë, dhe KEDS kërkon mirëkuptim nga ana e tyre, duke premtuar se punimet do të kryhen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Njoftimi: Nga NS 220/10 kV Drenasi do të ndërprehet:
LP 10kV Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 11:00 deri 11:30
Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuçak, Xhurgjicë, Shkolla LLapushni dhe Kleqkë e Re.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri- Heqja e urave në Tërpezë për t’i kthyer me furnizim nga dalja 10 kV Bellanica dy fshatrat e Malishevës, Lladrovci dhe Seniku te cilat aktualisht janë duke u furnizuar me dalje te Llapushnikut nga NS 220/10 kV Drenasi.