Gjinekologu nga Skenderaj, Arben Hajrizi, njëri nga më të mirët në vend që po ju shërben pacienteve në spitalin e Mitrovicës
Dr. Arben Hajrizi është një nga gjinekologët më perspektivë dhe të përgatitur në fushën e tij.
Edhe pse është relativisht i ri në moshë, ai është bërë një emër i njohur dhe është jashtëzakonisht i kërkuar nga pacientet në Mitrovicë e Drenicë, shkruan Jepi zë.
Dr. Hajrizi punon në Spitalin e Mitrovicës për një kohë të gjatë, ku ka kontribuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore me përkushtim dhe profesionalizëm.
Ai kryen operacione mjaft të vështira, duke e forcuar kështu përvojën e tij dhe aftësinë për të trajtuar raste të komplikuara.
Përveç angazhimit të tij në sektorin publik, ai gjithashtu ofron shërbime në ordinancën e tij private, ku vazhdon të mbështesë pacientët me kujdes dhe profesionalizëm të lartë.
Dedikimi i tij për shëndetin e grave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore e bën atë një figurë të vyer në këtë fushë./ Jepi zë