Gani Geci i përgjigjet gruas së “Sandokanit”: Njeri mun me pas infarkt edhe tu pi çaj

Gani Geci i është përgjigjur Sanije Rexhës, gruas së komandantit Abedin Rexha, lidhur me rastin e këtij të fundit, për vdekjen e të cilit ajo akuzon pikërisht Gecin.

Në një intervistë për lajmi.net, Sanije Rexha tha dje se Gani Geci ia ka vrarë burrin, e pas një dite kanë çuar burrat për të kërkuar besë.
Në një intervistë për Klanin, Geci u shpreh se kjo ka ndodhur pasi që ai ka menduar se Rexha është vrarë në atë situatë, por që më vonë e ka marrë vesh se ai ka vdekur nga infarkt.

“Problemi është që unë s’jam kanë mjek ligjor me dit se çka ka ndodh dhe ne kemi mendu që mos ka ndodhë vrasja. Sepse unë s’kam qenë mjek ligjor. Unë qaq fort jam shliru kur u ba ekspertiza, të lutem, pasha zotin, djali jem e ka incizu edhe djali jem e ka rujt edhe sot e kësaj dite e kam këtë incizim, unë s’e kom dit as që u ba ekspertiza”, tha Geci.

“Aso kohe unë kam thanë që e kam mbrojt veten sepse unë kam qenë i sulmuar nga Abedin Rexha. Jam kanë në makinë, janë kanë 4 vetë me mu”, tha Geci.

“A e keni pa që ndodh infrakti edhe gjatë rrugës, njerëzve ju ndodh një infrakt tu pi çaj, edhe nga stresi. A keni dëgju që edhe nga stresi?”, shtoi ai.

Çka tha dje gruaja e Sandokanit?

“Këta me serbët kanë dashtë me e pengu luftën e UÇK-së. Abedini gjeti mbështetje në popull ishte krah i djathtë dhe populli tregonte informacionet. Një kushërinë e imja erdhi një ditë, tha Sani janë ardhë për bashkëshortin e saj, i kanë thanë që nuk tërhiqesh prej UÇK-së do të vritesh prej neve. Unë e mora serioze duke i njoftë problematikën dhe veprimtarinë e tyre armiqësore. U mundova të pajtoj, që kishe s’mund të ndodh kjo”, tha Rexha.

“Abedinit i thash ki kujdes. Tha na jena ardhë me luftu me shka, jo me shqiptarë. Nuk më vrasin, tha me bindje njëqind për qind. Atë ditë, 8 tetori ishte punktat serbe kishin me sulmu në mbarë Kosovën, në orën 05:00, kështu që ditën që u vra, cuditërisht të gjithë ushtarët nëpër pika kanë qenë, e lamë atë ditë me qenë edhe unë në front me të. Isha tu i ndihmu kunatës time që po gatuante për ushtrinë dhe po i dëgjoj armët, artilerinë e rëndë. Nga armët e thjeshta deri te e rënda. Më goditi ajo zhurmë e asaj artilerie, e mora saqin e rrotullova. Ishte ora 03:00, dhe nuk ishte ora 05:00. Kur jom dalë me u nis për atje ku dëgjoheshin krismat, po vjen në veturë, ai që ka qenë me Abedinin, po e shoh i zbehur, i kishin humbur fjalët, vec i thashë a e kanë vra a është plagos, tha fatkeqësisht është vra. Pa e dit që ishin 7 vllazën. Masanej po më thonë Gani Geci ishte me grupin e tij. Në ditën e dytë i çon burrat me kërku besë. I thamë që s’ka nevojë besë, ky ishte djal UÇK-je, Kosova nuk ka pas be që fal gjakun e vet”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë