Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 16 personave për fajde, bixhoz e shpëlarje parash
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 16 personave për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.
Sipas aktakuzës “të pandehurit: I S.K, I.K, P.K, A. D, D.K, B.K, A.S, V.T, A.G, H. Xh, M. K, D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.”
Ndërsa “S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale: Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje”.
“Kurse L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale: Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Gjithashtu, të akuzuarit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale: Shpëlarja e parave.
Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.”
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet tutje se këtë rast janë konfiskuar:
Pajisje elektronike; Para të gatshme dhe para në llogaritë bankare; Tokë me sipërfaqe prej 1285 m2; Shtëpi me sipërfaqe prej 306 m2, si dhe 6 banesa.