Policia jep informatat e para për aksidentin fatal që ndodhi para pak minutave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Sonte rreth orës 18:40 ka ndodhur një aksident tragjik në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova,” në segmentin Prizren Veri-Prizren Jug.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në aksident janë përfshirë tri automjete: një me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Njësitet policore dhe ekipet tjera relevante janë në vendin e ngjarjes, duke kryer hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Numri i viktimave ende nuk është bërë i ditur, ndërsa priten detaje të mëtejshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë