E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën sot në aksident trafiku

Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë mëngjes në Gjilan, në rrugën për Kamenicë, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën.

Lajmin për DrenicaOnline e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke njoftuar se në aksident ishin përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

Personi që humbi jetën është Osman Sopi, për të cilin familjarët kanë ndarë mesazhe të dhimbshme në rrjetet sociale, duke shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e më të dashurit të tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë