Kështu ndodhi grabitja në pompën e derivateve ‘VEDA’ në Korroticë të Epërme

DrenicaOnline raportoi këtë mëngjes për një grabitje që ka ndodhur në pompën e derivateve ‘VEDA’ në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Një person i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të fortë, është futur me dhunë në objekt dhe ka grabitur pazarin ditor, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka arritur të grabisë një sasi të konsiderueshme parash dhe është larguar në një drejtim të panjohur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme. Rasti është regjistruar dhe është duke u hetuar për veprën penale “Grabitje”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë